Ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë qeverisë kërkesat për CEFTA

Pas vizitës së saj në Kosovë, Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann ta se Qeverisë së Kosovës ja ka bërë të qartë kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s.
“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Në X ajo ka shpërndarë edhe një fotografi me kryeministrin Kurti ndonëse nuk ka pasur njoftim se dyshja janë takuar./21Media
Grateful for open discussions in Kosovo, ahead of this year‘s 10th anniversary Berlin Process meetings. I made clear to the government that we urge 🇽🇰 to make unblocking CEFTA possible & allow for advancing on the Common Regional Market to bring concrete benefits to people in 🇽🇰! pic.twitter.com/TzspZRAiWH
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 17, 2024