Miqtë e Cara Delevingne kërkojnë që ajo të shkojë në rehabilitim

Një varg incidentesh së fundmi, kanë bërë që familja e miqtë e Cara Delevingne të shqetësohen për shëndetin e saj, madje kanë kërkuar që ajo të shkojë në rehabilitim.
Shëndeti i 30 vjeçares është bërë temë shqetësuese për ata që janë më afër saj.
Sipas burimeve të TMZ pranë Cara-s, thonë se janë shumë të shqetësuar pasi ajo po lufton me shëndetin mendor dhe me problemet e abuzimit me narkotikë.
“Po flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”, ka thënë një burim për TMZ.
Paraqitjet e saj të fundit, bën që të gjithë të shqetësohen për shëndetin e saj.
Sipas TMZ, aktorja Margot Robbie e cila luajti krahë Delevingne në filmin “Suicide Squad” u fotografua duke dalë nga shtëpia e 30 vjeçares me lot, gjë që bëri të qartë se gjërat nuk qëndronin mirë./21Media

Back to top button