Mira Murati dhe Lulzim Tafa zgjidhen anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur anëtarë të jashtëm të akademisë Mira Muratin që është kryeshefe në OpenAI dhe poetin e njohur Lulzim Tafa.
Kjo u bë e ditur nga, Lulzim Tafa i cili përmes Facebook ka shprehur falënderime për akademinë lidhur me velërsimin që i është bërë.
Mira Murati, është një nga shqiptaret më me ndikim në fushën e teknologjisë, e cila u bë e njohur për publikun botëror për rolin e saj në inteligjencën artificiale (AI) dhe sukseset e arritura në fushën e teknologjisë, si kryeshefe në OpenAI, shkruan Kultplus.