Miratohen raportet e komisioneve kryesore për byronë shtetërore

Komisioni për Legjislacion, sot ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, rrjedhimish ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare.
Pro të njëjtit kanë votuar gjashtë deputetë të mazhorancës, kurse nga opozita janë përmbajtur nga votimi.
Megjithatë, vërejtje për këto raporte ka adresuar anëtari i komisionit, deputeti Driton Selmanaj, i cili ka thënë se aty ka vlerësime abstrakte për byronë.
Mirëpo, kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se këto vlerësime janë të komisiomeve të tjera, për të cilat nuk mund të komentojë të njëjtat.
Komisioni ka miratuar në parim edhe Projektligjin për mjekësinë ligjore.

Back to top button