Miratohet lista e pakos fiskale 2

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0

Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti tha se kanë punuar për të fuqizuar sektorin privat ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

Zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi tha se lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve të regjionit.

Sipas Kelmendit kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

Ministri në largim i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë përgëzime të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale.

“Janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes. Pikat që i kam ngritur si shqetësime për sektorin e bujqësisë që flet për lirimin nga tatimi doganor për produktet si lëndë e parë”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se propozimet të merren parasyush dhe si të tilla të definohen. Sipas tij Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

“Sa i përket lëndëve të para bujqësore dhe sa i përket akcizës për verën e prodhuar të gjitha të definohen qartë”, tha Mustafa.

Back to top button