Miratohet Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Kuvendi i Kosovës më 61 vota për ka miratuar në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët nga radhët e PDK-së dhe AAK-së.
Ndërkohë, Kuvendi në mungesë të deputetëve gjatë tërë ditës nuk po mundet të miratojë disa marrëveshje ndërkombëtare, ku nevojiten votat e mbi 80 deputetëve./21Media

Back to top button