Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Deputetët kanë miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai mori mbështetjen e 64 ligjvënësve. Kritika për projektligjin ka pasur nga PDK. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Ajo ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se ky projektligj rrezikon paranë publike.

Kuvendi ka miratuar sot edhe projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe atë për sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

Back to top button