Miratohet Projektligji për paisje me letërnjoftime që nga lindja

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin, i cili do të mundësojë që qytetarët të pajisen me letërnjoftim nga lindja deri në moshën 16 vjeçare, por jo detyrimisht.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për gjendjen civile dhe Projektligjin për rininë.

“Ky projektligj do të ndihmojë në luftimin e krimeve ekonomike”, ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç kësaj janë miratuar edhe projektligje të tjera siç është ai për për shpronësimin e pronës së paluajtshme, dhe Projektligjit për pronarët përfitues./21Media

Back to top button