Kaloni te përmbajtja kryesore

Bexheti: LVV e ka strategji që Kosovën ta ulin në 1 milion njerëz

(Lajm i përditësuar)


Bexheti: LVV e ka strategji që Kosovën ta ulin në 1 milion njerëz

Analisti politik Nuri Bexheti ka deklaruar në emisionin “Click” të RTV21 se sipas tij, skena politike në Kosovë do të përballet me zhvillime të reja në periudhën e ardhshme.

Bexheti ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme deri në një stabilizim të situatës politike.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme deri Kosova të qetësohet”, tha Nuri Bexheti.

Ai ka ngritur akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se, sipas tij, ekziston një strategji për mënyrën e qeverisjes së vendit.

“Ky është projekti i VV-së që Kosova të bëhet 1 milion, pa informaicone nuk flas une këta e kanë strategji që Kosovën ta ulin në 1 milion njerëz dhe të qeverisen me dekata me militantët e tyre”, tha Bexheti.


“Mirë për ty, mirë për mu, mirë për Lalen e Salën”, Bexheti: Kurti është mësuar vetëm vet

Analisti politik Nuri Bexheti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kriza politike në Kosovë është pasojë e veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se sipas tij, institucionet kanë mundur të krijohen përmes një formule bashkëpunimi politik.

Bexheti ka thënë se PDK-ja deri në shtator është në një fazë pritjeje, ndërsa ka kritikuar qasjen e Kurtit për mënyrën e menaxhimit të situatës politike.

“PDK deri në shtator është ngrirë, është në friz. Kurti është shkaktari i krizës politike në Kosovë. VV-ja në krye me drejtuesin e saj, Albin Kurtin, e ka përgjegjësinë për këtë krizë”, tha Bexheti.

Sipas tij, Vetëvendosje ka pasur mundësi që përmes një marrëveshjeje politike t’i japë vendit institucione funksionale, por këtë mundësi e ka refuzuar.

“I kanë pasur instrumentet për me i dhënë vendit institucionet me formulën ‘mirë për ty, mirë për mu, mirë për Lalen, mirë për Salën’. Mbi këtë formulë ka qenë e mundur të qeveriset në Kosovë, por ai e ka braktisur këtë, është mësuar vetëm vet”, u shpreh Bexheti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button