Mirëpritet gatishmëria e Kosovës për të strehuar afganë (Video)
Spahiu: Ne jemi pjesë e botës demokratike, kemi aleat SHBA-në
Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe në Turqi, Avni Spahiu, e vlerëson si hap të duhur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë, pas kërkesës së SHBA-ve. Spahiu vlerëson se SHBA-ja ka shpenzuar trilionë dollarë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake në Afganistan, por, sulmet e vazhdueshme terroriste bënë kthesë të madhe, duke nxjerr në shesh dështimin e udhëheqësve të Afganistanit në luftën e tyre ndaj talibanëve. Për këtë, ish-ambasadori Spahiu, thotë se mund të jetë si shkak i marrëveshjeve midis Talibanëve dhe ish-presidentit Trump.(E pergaditi-Burim ZARIQI)./21Media