Mirëpritet projektligji për turizmin, por ka edhe kritika

Ligji i ri për Turizmin në Kosovë po pritet me optimizëm për të ndryshuar gjërat për të mirë sa i përket këtij sektori, megjithëse ka kritika.
Udhërrëfyesi, Arsim Rexhepi në emisionin “Start Up” në RTV21  tha se me ligjin e ri parashihet që të licencohen guidat.
“Unë kam prapë kritikë në atë pjesën sepse guidat duhet të licencohen dhe certifikohen, ku për mua janë dy gjëra të ndara, liçensimi dhe certifikimi, nuk do të thotë që të licencohesh ke drejt të guidosh, certifikimi pastaj të lëshosh faturim për një shërbim që e bën, edhe kjo është një çështje tjetër ku te ne kemi probleme në Kosovë, ku shumica e guidave nuk mund të lëshojnë faturim sepse punojnë ashtu siç janë mësuar ad hock, këto duhet të formalizohen fillimisht ose duhet të punësohen me një agjencion edhe agjencioni e lëshon faturimin ose duhet të hapen me një kod ku regjistrohet si biznes privat edhe e lëshon faturimin”, tha Rexhepi duke shtuar se këto duhet të rregullohen me ligjin e ri.
Rexhepi po ashtu tha se ka sygjeruar Ministrisë së Arsimit që guidimit të bëhet i obligueshëm për shkolla gjatë ekskursioneve të nxënëse./21Media

Back to top button