Mirush Kabashi nderohet me aktivitete përkujtimore në ditëlindjen e tij

Në nderim të ditëlindjes së aktorit të njohur dhe një prej figurave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar, Mirush Kabashi, COD (Center for Openness and Dialogue), me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Arkivit Qendror të Filmit në Shqipëri, organizon një aktivitet të veçantë përkujtimor që sjell në vëmendje kontributin e jashtëzakonshëm të artistit në artin shqiptar.

Ky aktivitet i ndarë në tri pjesë të veçanta, synon të sjellë një panoramë të plotë të rrugëtimit artistik të Mirush Kabashit.

  • Ekspozitë fotografike – “Mirushi në skenë”
  • Promovimi i monografisë – “Mirush Kabashi – Sokrati i skenës shqiptare”

Libri sjell dëshmi, analiza dhe kujtime nga bashkëkohës të tij, duke ndriçuar personalitetin e tij kompleks dhe frymëzues.

  • Shfaqje dokumentari – Një homazh vizual

Aktiviteti kulmon me shfaqjen e një filmi dokumentar në sallën “Forum”, i cili i kushtohet plotësisht jetës dhe karrierës së Mirush Kabashit./21Media

Back to top button