Miss-it i merret kurora, u filmua duke u përleshur për ish-të dashurin

Thayssa Florindo, e cila u kurorëzua “Miss Iuna 2022”, humbi titullin pasi u përfshi në një sherr në Brazil.

“Mbretëreshës së bukurisë” në Brazil iu hoq titulli pasi u filmua duke u grindur në rrugë me një grua tjetër për ish-të dashurin e saj.

Si rezultat, modelja humbi titullin e saj dhe u s’kualifikua nga konkursi “Miss Universe Espirito Santo 2023”.

Mediat e huaja raportojnë se rasti ka ndodhur në muajin mars.

Florindo tha për mediat lokale se e kundërshtoi vendimin për ta ndaluar sepse ajo nuk ishte e dehur gjatë përleshjes./21Media

Back to top button