Mjekët e ORL-së shpëtojnë foshnjën 9 muajshe, i kishte mbetur fasulja në mushkëri

 

 

Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në krye me drejtorin Hajdin Thaçin, i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9 muajshe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.

Foshnja e gjinisë mashkull me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Gjilanit.

Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot pritet lirohet në shtëpi.

Milica Stojkoviq, nëna e fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka pasur fjalë të mira për mjekët dhe shërbimet e ofruara.

Back to top button