Mjeku: Do t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së, do të sigurojmë ujë për qytetarët

Arjeta Mjeku nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)- Prishtina, tha për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në rtv21 se paraqitja e fenomenit të manganit në liqenin e Badocit është një dukuri e vazhdueshme e cila ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve kur ditët janë më të nxehta e netët më të ftohta.
Mjeku tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)- Prishtina tha se do t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së: Shpërlarja e rrjetit shpërdarës, gypave magjistral; shpërdarjen e rrjetit shpërndarës të segmenteve të vogla; sigurimi i ujit higjienik për qytetarët.
Mjeku tutje për rtv21 sqaroi se nëse qytetarët konsumojnë ujë nga liqeni Badocit një herë nga mosdija ose harresa nuk do të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre, por nëse konsumojnë një ose dy muaj rresht dhe rritet niveli i manganit atëherë është i dëmshëm.
Ajo siguroi se asnjë pikë uji qytetarët nuk e kanë pirë me mangan, por siç thotë Mjeku edhe nëse e kanë pirë nuk është i dëmshëm përveç te fëmijët nën 5 vjeç.
Mjeku theksoi mangani nuk eliminohet duke e vëluar ujin./21Media