Mjeku i arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore

Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e mjekut nga Vushtrria nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sipas raportit të policisë i njëjti dyshohet se ka kërkuar 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore

“Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button