Mjet i pashpërthyer në Podujevë

Dje në Merdare është gjetur një mjet i pashpërthyer

Policia njofton se dje në orën 10:30 në Merdare  të Podujevës, një mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.

”Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident”, njofton policia./21Media

Back to top button