Mjet shpërthyes në Vushtrri, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

 
Në afërsi të shkollës në fshatin “Dumnicë e Mesme” në Vushtrri dje është gjetur një mjet shpërthyes.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se FSK-ja dhe KFOR-i ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
“Fsh. Dumnicë e Mesme, Vushtrri 11.08.2021 – 19:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrugë, në afërsi të shkollës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia përkatëse të FSK-së dhe e  KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë./21Media

Back to top button