MKRS: Punimet për stadiumin e Gjilanit zgjasin dy vite

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se punimet për stadiumin e ri në Gjilan po zhvillohen me intensitet të lartë.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga MKRS është thënë se ky stadium do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh.
“Me intensitet po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjilanit. Ky është një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë. Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh, dhe do të ofrojë kushte të dinjitetshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet. Për këtë projekt janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vite”, thuhet në njoftim. /21Media