Mocion mosbesimi ndaj Johnsonit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson sot do të përballet me mocion mosbesimi, pasi deputetët konservatorë i siguruan 54 vota, duke kërkuar largimin e tij.
Siç raportohet, për të rifituar besimin, Johnsonit i duhen votat e të paktën 50 për qind të deputetëve, transmeton rtv21.tv.
Johnson është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe për festat private në kohën kur vendi ishte i mbyllur.
Pro Johnsonit ka dalë sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila tha se kryeministri e ka mbështetjen e plotë, derisa ua kërkoi të njëjtën gjë edhe deputetëve konservatorë.
“Ai ka ofruar rimëkëmbjen e Covid dhe ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus. Ai ka kërkuar falje për gabimet e bëra. Tani duhet të përqendrohemi në rritjen ekonomike,” shkroi ajo në Twitter./21Media

Back to top button