Modelja ruse flet për arsyen e ndarjes nga Don Xhoni
Dje gjatë ditës është raportuar se rep artisti, Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey I kanë dhënë fund romancës së tyre disa muajshe.
Lajmi se ata kanë ndarë rrugët përfundimisht u konfirmua nga vet dyshja përmes postimeve në Instagram.
Duket se të dy kanë zgjedhur Instagramin si vendin e duhur me anë të të cilit mund t’i informojnë të gjithë se ata janë ndarë dhe të tregojnë arsyen e vërtetë të ndarjes, gjë që së fundmi e ka bërë Ariana.
“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi. Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm. As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur”, ka shkruar Ariana.
Kujtojmë që, Don Xhoni po ashtu përmes Instagramit iu drejtua nga një InstaStory ish të dashurës duke I thënë të mos viktimizohej.
E kjo e fundit ia kthehu se “do i bie maska e djalit të mirë”./21Media