Modriqi vazhdon me Kroacinë, ftohet për ndeshjet e këtij muaji

Mesfushori Luka Modriq do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kroacisë për ndeshjet e këtij muaji, që do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Të hënën, përzgjedhësi Zlatko Daliq ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet që i luan në fund të muajit. Kroacia do të përballet me Uellsin më 25 mars në Split, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Turqinë në Bursa.
Modriq dotë vazhdojë të jetë kapiten i Kroacisë, përkundër që pas Botërorit “Katari 2022” la të hapur mundësinë e tërheqjes nga karrierë ndërkombëtare.
Krahas, Modriqit për këto ndeshje janë ftuar pothuajse shumica e lojtarëve që e ndihmuan Kroacinë të përfundojë e tretë në turneun e Katarit.

Back to top button