Mogherini përsëri kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

Sipas Mogherinit, angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është një nga elementet kryesore të progresit

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka përsëritur sot kërkesën e BE-së për heqjen e masës 100% ndaj mallrave serbe, të cilën Kosova e ka vendosur gjatë muajit të kaluar.

Mogherini gjatë një konference për media me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq në Bruksel ka deklaruar se angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është një nga elementet kryesore të progresit në negociatat e anëtarësimit në BE.

Kryediplomatja evropiane gjithashtu ka përmendur taksat shtesë të vëna nga Prishtina për mallrat nga Serbia dhe BeH, duke thënë se qëndrimi i Komisioni Evropian ishte i qartë që nga fillimi – se këto masa shkelin CEFTA dhe se Prishtina duhet t’i tërheqë këto masa.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se nuk do të ketë heqje të taksës ndaj mallrave serbe, derisa Serbia të mos e pranojë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Back to top button