Molliqaj: Asociacionin e bën Kurti, të bëhemi bashkë për protesta

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka theksuar se Kurti me paraqitjen e gjashtë kushteve për themelimin e Asociacionit në Kuvend, e ka shpallur planin për formimin e tij.

Ai e ka quajtur Kurtin “kryeministri i Asociacionit”.

“Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!
Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur. Plani dhe asociacioni u pranuan, kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Tregoje datën!
Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./21Media

Back to top button