Molliqaj bën thirrje që nesër të mos miratohet propozimi për rritjen e çmimit të rrymës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po vazhdon të bëjë thirrje që të dëgjohet vullneti i qytetarëve si dhe të mos miratohet propozimi i ZRRE-së dhe për shtrenjtim të rrymës.
Molliqaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se produketet bazike ushqimore dhe higjenike janë rritur mjaftueshëm dhe kjo gjë ndikon që familjet e shtresa të varfëra të kenë vështirësi të dalin në fund të muajit.
”Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës.
Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas Molliqajt propozimi i ZRRE-së nuk duhet të miratohet në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa./21Media