Molliqaj: “IFIMES” vlerëson se VV do t’i fitojë zgjedhjet

“IFIMES”, ka parashikuar fitoren e VV-së

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar rezultatet e Institutit Ndërkombëtar ‘IFIMES’, i cili ka parashikuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit.

Molliqaj ka rikujtuar përmes Facebook-ut se ky institut kishte parashikuar edhe fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë, në zgjedhjet e vitit 2013.

“2013: Instituti ndërkombëtar “IFIMES” paralajmëroi që “Shpend Ahmeti do t’i fitojë zgjedhjet.LDK-ja nuk besonte atëherë dhe thoshte që nuk e lëshojnë Prishtinën. – 2017: I njëjti institut kësaj radhe paska thënë që “VETËVENDOSJE! do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Molliqaj përmes shkrimit të publikuar në “Facebook”.

Sipas tij, Instituti ndërkombëtar për studime ballkanike e të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga Lubjana ka vlerësuar se votuesit e papërcaktuar janë të mendimit se duhet dënuar qeverinë aktuale (LDK – PDK) gjë që mund të sjellë çrregullime tektonike në skenën politike dhe ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes dhe të udhëheqësit të saj joformal Albin Kurti./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button