Molliqaj: Një kallëzim penal e pret Arben Vitinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Vitia ka kryer shkelje të rëndë dhe papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme me qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, Vitia duhet të përgjigjet para Prokurorisë, pasi duke mos dëgjuar rekomandimet e IKSHPK-së për masa kufizuese në muajin gusht, pati pasoja fatale për njerëzit./21Media

Back to top button