Moment shokues: Stuhia e hodhi djalin me karrocë në mes të rrugës

Fatmirësisht, babai i fëmijës veproi në kohë

Një stuhi me forcën e uraganit ka goditur ditëve të fundit Evropën Veriore. Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete angleze, veçanërisht në veri të Anglisë.

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin shokues kur një baba përpiqet të ndihmojë fëmijët. Era e fortë rrëzoi djalin e vogël, ndërsa mori me vete dhe karrocën me fëmijën në të. Kalimtarët të tronditur bërtitën pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga një makinë

Për fat të mirë babai i fëmijës veproi në kohë, ndërsa momenti i frikshëm u kap nga një kalimtar. Videoja u regjistrua dje pasdite në Lancashire./oranews

Back to top button