Kaloni te përmbajtja kryesore

Momentet kyçe të Botërorit 2026

Botërori i parë me 48 kombëtare ka dhuruar më shumë se pesë javë emocione, gola dhe histori të veçanta.

Këto janë disa nga momentet që spikatën në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë:

Gara për Këpucën e Artë

𝐎𝐍𝐋𝐘 𝟐 𝐌𝐎𝐑𝐄 𝐆𝐀𝐌𝐄𝐒 𝐓𝐎 𝐆𝐎: 𝐖𝐇𝐎 𝐖𝐈𝐍𝐒 𝐓𝐇𝐄 𝐆𝐎𝐋𝐃𝐄𝐍  𝐁𝐎𝐎𝐓? 👀🥇 The Golden Boot race at this World Cup is 𝙄𝙉𝙎𝘼𝙉𝙀, with  all the big names showing up 🥵 Midfielder Jude

Lufta për golashënuesin më të mirë ka qenë një nga historitë më interesante të Botërorit. Në garë u përfshinë emra si Kylian Mbappé, Lionel Messi, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Mbappé kryeson listën dhe gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit me 22 gola në tri turne.

Befasitë e mëdha

A defining moment of our nation': Cape Verde goes wild to celebrate  historic World Cup spot | Cape Verde | The Guardian

Kombëtare si Kepi i Gjelbër dhe Kurasao shkruan histori.

Kepi i Gjelbër përfundoi fazën e grupeve pa humbje dhe eliminoi shumë parashikime, ndërsa Kurasao u bë shteti më i vogël në histori që mori pjesë në një Botëror.

Rikthimet dramatike të Argjentinës

Argentina stun England in 2-1 comeback win to reach 2026 World Cup final -  Yahoo Sports

Kampionia në fuqi tregoi karakter në momente të vështira. Argjentina disa herë ishte pranë eliminimit, por rikthimet ndaj Egjiptit, Zvicrë

s dhe Anglisë e dërguan deri në finalen e madhe.

Fenomeni Haaland dhe festimi “Viking Row”

Norway's Viking Row took over the World Cup — then thousands of fans  performed it one last time

Erling Haaland jo vetëm udhëhoqi Norvegjinë drejt rezultatit më të mirë historik në Botëror, por u bë edhe një nga figurat më të komentuara jashtë fushës.

Festimi tradicional “Viking Row” me tifozët norvegjezë u shndërrua në një nga pamjet më të famshme të turneut.

Debati për Ishujt Falkland para Argjentinë-Angli

White House defends Argentina team over Falklands banner

Gjysmëfinalja mes Argjentinës dhe Anglisë u shoqërua me tensione jashtë futbollit për shkak të çështjes së Ishujve Falkland (Malvinas). Pas fitores, lojtarët argjentinas shfaqën një pankartë me mesazhin “Las Malvinas son Argentinas”, duke shkaktuar reagime nga Britania.

Një Botëror me histori të shumta
Nga golat e yjeve më të mëdhenj deri te sukseset e debutuesve, Botërori 2026 ka sjellë një nga turnet më të pasura me tregime dhe momente të paharrueshme.

Botërori 2026 do të mbetet në histori si turneu i parë i zhvilluar me 48 kombëtare dhe si një event i madh i organizuar nga tri vende: SHBA, Meksika dhe Kanadaja. Ky edicion solli një frymë të re në futbollin botëror, duke bashkuar kultura të ndryshme dhe duke u dhënë mundësi më shumë kombëtareve të garojnë në skenën më të madhe.

Pas javësh emocionesh, surprizash dhe ndeshjesh dramatike, gjithçka mbyllet sonte me finalen e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, ku do të vendoset kampioni i ri i botës.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button