Momenti kur një burrë ia mori armën nga duart grabitësit

Ky është momenti kur një ish-ushtarak rrëmbeu një armë nga duart e grabitësit, i cili hyri në një pikë karburanti duke kërkuar para.
Burri po bisedonte me nëpunësin të mërkurën, rreth orës 4:30 të mëngjesit, kur dy burra të veshur me të zeza hynë në dyqan.
Pamjet e kamerave tregojnë se ish-ushtaraku brenda tetë sekondash, kap krahun e grabitësit dhe ia rrëmben armën nga dora, duke e çuar në arrati bashkëpunëtorin e tij, transmeton rtv21.tv.
I dyshuari me pistoletë është i mitur dhe u arrestua në Qendrën e Drejtësisë për të Mitur të Qarkut Yuma për një akuzë për grabitje të armatosur dhe një akuzë për sulm të rëndë.
Bashkëpunëtori i tij dhe një i dyshuar tjetër që qëndroi jashtë te dera, ikën nga zona.
Nuk raportohet për të lënduar dhe hetimet për këtë çështje janë duke vazhduar./21Media

Back to top button