
Reshjet e shiut, momenti kur shembet ura në Serbi
Ura mbi Moravën Perëndimore në Serbi, u shkatërrua plotësisht të shtunën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të mëdha që goditën Çaçakun dhe rrethinat e tij. Në momentin e shembjes, në urë
Ura mbi Moravën Perëndimore në Serbi, u shkatërrua plotësisht të shtunën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të mëdha që goditën Çaçakun dhe rrethinat e tij.
Në momentin e shembjes, në urë nuk kishte njeri. Ura tashmë ishte dëmtuar nga përmbytjet e mëhershme dhe qarkullimi mbi të ishte i ndaluar.
Vendasit ende e përdornin atë urë sepse është lidhja më e shkurtër mes dy fshatrave dhe rruga alternative është 40 kilometra e gjatë.
Vendimi për ndalimin e qarkullimit në këtë urë është nxjerrë më 7 nëntor 2022.
Gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve është shpallur në 52 qytete dhe bashki në Serbi./21Media
Još jedan most na Moravi… pic.twitter.com/uVWHO9CDnw
— vragolast (@vragolast) June 17, 2023

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





