“Monstra”, dënim të përjetshëm për 3 të akuzuar

 

Pas 9 vitesh nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, gjykata sot morri vendim për së dyti herë që Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq të dënohen me burg të përjetshëm për veprën terrorizëm,  Haki Aziri si ndihmës në vepër me 9 vite dhe Fejzi Aziri  me 15 vite burg si ndihmës në arratisjen e dy të akuzuarve të parë. Pas vendimit të dënuarit edhe njëherë thanë se ata nuk janë kryerësit të veprës dhe se gjykata po i gënjenë prindërit e viktimave se ata janë vrasësit e vërtetë.

“I bëjë thirrje publikisht, kryeprokurorit Joveski dhe Ruskovskës të më vizitojnë në burgun e Shutkës, t’i propozoj prova për porositësit , për organizatorët, për ndihmuesit e vrasjes në këtë lëndë, me emra dhe mbiemra precize. Nëse nuk më vizitojnë për 10 ditë ato prova do ia japë opinionit”, tha Fejzi Aziri.

“Jo vetëm që jam i dënuar me 9  vite siç e ceka edhe më herët, por edhe me burg të përjetshëm të dënohem, unë nuk do të iki do të rrijë deri në fund. Nuk do tëiki deri sa të përfundojë e gjithë procedura”, tha Haki Aziri.

E kam thënë që në fillim se ketë vepër nuk e kam bërë ndërsa ju vendoni si të doni. 37.00- 40Unë nuk jam as dezerter,  sikur që po i shohim duke ikur sikur Gruevski, Mijallkovi, Boshkovski e disa të tjerë. Unë kam thënë se çfarëdo dënimi që të më japin, unë do të përgjigjem deri në fund”, vlerëson Agim Ismailoviq.

Prokuroja FatimeFetai, pasi u shpall aktvendimi për rastin, ka vlerësuar se dënimet janë pritur, pasi siç thotë, ishin në suaza të asaj që i kërkoi prokuroria.

“Ashtu edhe siç pritëm si prokurori, për të gjithë të akuzuarit që mbetën në aktakuzë dhe siç propozuam që të dënohen, nga ana e juaj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime përkatëse. Në përgjithësi për të gjithë të akuzuarit që u shpallën fajtorë ekziston dyshimi për arratisje prandaj kërkojmë paraburgim”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore.

Pas vendimit, familjarët e të dënuarve paralajmëruan se të premten do të organizojnë protestë kundër këtij vendimi dhe kërkojnë nga partitë shqiptare që të largohen nga qeveria për shkak të këtij vendimi./21Media

Back to top button