Mori para nga pasagjeri që kishte tejkaluar kg e lejuar në bagazh, u arrestua punëtori i Aeroportit

Policia sot ka informuar se është arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, sepse ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Siç ka informuar policia, dje i dyshuari ka pranuar 50 euro për ta lejuar personin që të vazhdojë pa përfillur procedurat tjera për pagesë për kilogramët e tepërt në valixhe.

“Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal. I dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër). I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.”, ka informuar policia.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme./21Media

Back to top button