“Shkel e shko”, Morina thotë se autostradat në Kosovë janë ndërtuara pa pëlqim mjedisor

(Lajm i përditësuar)

“Shkel e shko”, Morina thotë se autostradat në Kosovës janë ndërtuara pa pëlqim mjedisor

Ilir Morina, ambientalist në ”Click” të RTV21 ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si janë ndërtuar autostradat në Kosovë, duke thënë se asnjëra prej tyre nuk ka marrë pëlqim të rregullt mjedisor dhe se procesi është imponuar pa respektuar standardet e mbrojtjes së natyrës.

“Asnjë autostradë në Kosovë nuk ka marrë pëlqim mjedisor, ose e ka marrë atë në mënyrë të dhunshme. Në atë kohë, praktikisht jemi detyruar ta japim një pëlqim mjedisor sipërfaqësor shkel e shko. Asnjëra prej autostradave nuk është e përshtatur për kalimin e kafshëve dhe nuk ka nënkalime apo mbikalime për to,” ka deklaruar Ilir Morina.


Morina: Betonizimi po na mbyt, vërshimet janë pasojë e urbanizimit të shpejtë

Ilir Morina, ambientalist, në ”Clcik” të RTV21 ka vlerësuar se vërshimet e ditëve të fundit në disa zona të Kosovës janë pasojë e drejtpërdrejtë e urbanizimit të shpejtë dhe të planifikuar gabim pas luftës, duke theksuar se ndërhyrjet në natyrë kanë krijuar kushte për përmbytje të shpeshta.

“Të gjitha ndërtimet dhe urbanizimi i shpejtë, i hovshëm pas luftës – që madje ka habitur edhe Evropën – bashkë me asfaltimin dhe betonizimin masiv, siç po shihet, kanë qenë të planifikuara gabim. Në shumicën e vendeve ku po ndodhin këto vërshime, ndërtimet janë bërë në zona që nuk kanë qenë të përshtatshme për zhvillim urban,” ka deklaruar Morina./RTV21/21Media

Back to top button