Mos grumbullimi i armëve pas luftës shqetësim për sigurinë e vendit

Policia e Kosovës i tha Radiotelevizionin 21 se vetëm në shtatë muaj të par ëtë këtij viti ka ka konfiskuar 636 armë ilegale, ndërkohë që brenda vititi 2022 ka konfiskuar 1473 sosh. Policia tha se ndër vite konfiskon rreth 1200-1500 armë të ndryshme ilegale dhe me rreth 30-40 mijë municion të kalibrave të ndryshëm.

Policia në vazhdimësi ka ndërmarr veprime konkrete për parandalim të aktiviteteve të kundërligjshme, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe rrezikun nga plumbat nga ajri (plumbat çorr).
Problemet me armët pa leje dhe përdorimi i tyre çoi në dy raste të ndara të të shtënave në lokale, një në Prishitnë dhe një tjetër në Klinë, me ç’rast mbetën të vrarë dy persona dhe dhjetarë ta tjerë u plagosën. Rastet e fundit kanë shtuar shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.

Ish komandanti i Policisë së Kosovës, gjenerali Reshat Maliqi, liston disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këto ngjarje.

“Bindja ime është që në Kosovë ka armatim mjaft te qyetatrët si pasojë e asaj që ishtë lufta e fundit që nuk ka pas mundësi asnjëherë që ai armatim të grumbullohet me një vend edhe përkindër asaj që kanë qenë disa amnesti në të kaluarën. Mirëpo tani kemi edhe disa pika ku shitet armatimi me leje. Nëse nuk kemi pas mundësi me kontrollu atë armatimin që është pa leje te qytetarët së paku kisha apelu që të jetë një kontroll i shtuar te kompanitë të cilat merren me importin e armatimit për personat të cilët aplikojnë për armë tu ipet atyre që i plotësojnë kushtet ashtu siç ligji e parasheh. Mos t’u ipet armatim personave që kanë të kalume kriminale dhe të cilët supozohet që mund ta keqpëerdorin dhe ta përdorin për vrasjen e qytetarëve etj.”, deklaroi ai për RTV21.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se përveç armëmbajtjeve pa leje nga qytetarët e Kosovës, një faktor tjetër në trajtimin e personave që kryejnë vepra kriminale është edhe mungesa e një sistemi adekuat të drejtëisë.

“Fillimisht është shumë problematike kur shohim raste të personav të cilët kanë rënë ndesh disa herë me ligjin dhe kanë qenë dhe janë recidivist dhe në këtë mënyrë shpërfaqet edhe trajtimi i këtyre rasteve nga ana e sistemit të drejtësisë që ndoshta në disa raste përkundër faktit që ka pasur disa ndesh me ligjin rastet ose nuk ia ka trajtuar ose ka përfunduar me nje politikë ndëshkimore jo adekuate dhe që në njëfarë forme nuk është dërfuar mesazhi te të tjerët për të mos u përfshirë në këto raste përkatësisht nuk janë arritur qëllimet e dënimit.”, tha ai.

Nuredin Ibsihi vlerëson se armët ilegale kanë qenë çdo herë burim i krimit dhe sipas tij qeveria duhet të motivojë qytetarët për kthimin e tyre.

“Por realisht pas luftës është një numër jasjmhtëzakonisht i madh i armëve ilegale edhe përkundër që janë bo dy legalizime apo mindësia që ato të kthehen në posedim legal nuk jane dorëzuar sa është pritur ngase nuk janë përdorë disa praktika të vendeve të rajonit duke i motivuar ata apo duke i lehtësuar me taksa pasi që realisht edhe taskat edhe për trajnime edhe për çështje tjera që ka të bëjë edhe me shpërbilme për raste të dorëzimit të armëve ilegale, pra ato që janë për procedim personal ato tjerat që janë ushtarake dhe mjete eksplozive ato normal që dorëzohen pa mundësi posedimi, kanë berë që në vazhdimësi të ketë armë ilegle në posedim të qytetarëve dhe mos të dorëzohën në mënyrën e mirë.”, tha ai./21Media

Back to top button