“Mos i provokoni ushtarët rusë” – rregulla të reja në Kherson

Në Kherson që tani është nën kontrollin rus, një banor  thotë se rregulla të reja po zbatohen në qytet.
“Tani në qytet është qetësi. Dje ishte gjithashtu qetë. Më parë kishte përleshje dhe shpërthime. Dje askush nuk doli nga shtëpitë e tyre sepse ishte shumë e rrezikshme, por sot njerëzit po dalin jashtë, duke u përpjekur të blejnë ushqim”, tha ajo.
Por ajo thotë se luftimet mund të dëgjohen ende në periferi të qytetit.
“Ne kemi disa rregulla për të ndjekur, ata ranë dakord me qeverinë tonë që ne të mos provokojmë ushtarët rusë. Ne nuk mund të jemi në grup, nuk mund të ngasim shpejt me makina. Duhet të jemi gati të ndalojmë dhe të tregojmë se çfarë kemi në makinën tonë dhe të mos provokojmë askënd”, shtoi tutje ajo.
Banorët tani kanë ujë, rrymë dhe internet dhe po dëgjojnë se mund të priten furnizime mjekësore.
“Unë vetëm shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë dhe se do të jemi mirë. Të gjithë njerëzit e zakonshëm”, tha më tutje./21Media 

Back to top button