Mos ia mësyni Brezovicës, Policia ka një njoftim për qytetarët
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka informuar qytetarët që për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, tani për tani nuk ka vende për parking, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyerje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.
”Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre”, thuhet në komunikatë.
Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.
Policia ka lutur shoferët të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt./21Media