“Mos me ndërhy Amerika, edhe 3000 vjet mbesim kështu”

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri edhe më herët ka kërkuar që në procesin e dialogut me Serbinë të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsye për këtë sipas tij është se po të mos ishte ndërhyrja e Amerikës ende do të ishte luftë në Bosnjë, e se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ka përfunduar të gjitha luftërat në Ballkan, duke përfshirë edhe luftën tonë si të fundit, shkruan rtv21.tv.

Haradinaj shtoi se kështu nuk ka deklaruar për inat të zonjës Mogherini, mirëpo sipas tij nuk do të kryhen proceset ballkanike pa ndërhyrjen e SHBA-ve, duke thënë se pa ndërhyrjen e aleatit tonë më të madh do të mbesim edhe 3000 vjet kështu./21Media

Back to top button