Moscertifikimi i Listës Serbe, AP: Mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

Vendimi për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke përfshirë prestigjiozen Associated Press. Në artikullin e mediumit thuhet ndër tjera se vendimi “mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për t’i normalizuar ato.”

Vendimi, i kundërshtuar nga dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ka nxitur gjithashtu reagime nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Në një deklaratë të dhënë për Reporteri, Ambasada e ShBA-së shprehu shqetësimin e saj të thellë për veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve dhe procedurave ligjore.

Back to top button