Moscertifikimi i Listës Serbe, Hargreaves: Jam seriozisht i shqetësuar, veprime të tilla cënojnë raportin me partnerët e ngushtë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është seriozisht i shqetësuar me përpjekjet për ta penguar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, referuar vendimit të KQZ’së për të mos e certifikuar këtë parti.

Hargreaves ka deklaruar se veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e vendit si një demokraci shumetnike dhe të cenojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të aktorëve politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të cenojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore të vlerësojë sërish aplikimin e Listës Serbe për certifikim, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.

Back to top button