Moseley nuk është vrarë pavarësisht pretendimit të familjes së tij

Aktori i “Walking Dead” Moses J Moseley, nuk është vrarë sipas mjekëve. Por, deri në këto momente është e paqartë nëse ai qëlloi veten qëllimisht apo aksidentalisht.
31 vjeçari, i cili u shfaq në “Walking Dead” nga viti 2012 deri në vitin 2015, u gjet në makinë pa shenja jete më 26 janar me një armë në prehër.
Familja e aktorit të ndjerë ka ngritur pyetje në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij. Të njëjtit thanë se ai ishte viktimë e një rrëmbimi dhe vrasje, e cila më pas u mbulua si vetëvrasje.
Sipas policëve, aktori vrau veten qëllimisht, por familja e tij kanë këmbënguluar se ai ishte i lumtur dhe se ai kurrë nuk do të kishte bërë vetëvrasje.
Moseley ishte pjesë e filmit “Joyful Noise”, “The Intership”, madje në vitin 2012 ai u shfaq në kopertinën e Entertainment Weekly./21Media

Back to top button