Mosha e 14 viktimave që vdiqën sot nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda një dite nga Covid-19 vdiqën 9 gra dhe 5 burra. Sipas raportit të fundit të MSH-së, nga Covidi vdiq një person i grupmoshës 40 deri në 49 vjeçar, ndërsa 2 persona tjerë që kanë humbur jetën janë të grupmoshës 50 deri në 59 vjeç.
Tre persona që vdiqën nga Covid-19 janë të grupmoshës 60 deri në 69. Kurse, mbi moshën 80 vjeçare vdiqën 4 persona.
Siç njofton Minstria e shëndetësisë në Pejë, Ferizaj, Malishevë janë regjistruar nga dy viktima, kurse, Gllokovc, Vushtrri, Obilqi, Rahovec, Kamenicë, Mitrovicë, Dragash dhe Prizren janë regjistruar nga një viktimë
Në total numri i rasteve aktive është 17 mijë./21Media

Back to top button