Mosha e 28 viktimave nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 28 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 burra dhe 14 gra.
Në mesin e viktmave është një person i moshës 20-29 vjeç dhe një person i moshës 40-49 vjeç. Siç ka bërë të ditur ministria, 6 viktima janë të moshave 50-56 vjeç, 8 viktima të moshës 60-69 vjeç, 7 viktima të moshës 70-79 vjeç dhe 5 viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Nga komuna e Gjakovës janë regjistruar katër viktima, nga komuna e Obiliqit 3 viktima, nga dy viktima nga komunat: Viti, Prizren, Fushë Kosovë dhe Istog. Ndërsa, nga një viktimë është regjistruar në komunat: Vushtrri, Hani i Elezit, Pejë, Mitrovicë, Deçan, Podujevë, Kllokot, Ferizaj, Rahovec, Drenas, Gjilan, Prishtinë dhe Klinë.
“Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”, ka informuar ministria./21Media
May be an image of text that says 'Ministria Shändetësisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 07.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Numri totali dozave të administruara 15.869 Të vaksinuar me dozën dytë 318.099 வாம் 938.504 620.405 E MARTE 07.09.2021 Numrii testimeve 10.321 Raste pozitive 920 Të shëruar 1.698 Rastet e vdekjes 28 Rastet aktive 24.484'

Back to top button