Mosha e 5 personave që humbën betejën me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 77 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 gra dhe një burrë.
Sipas ministrisë, një viktimë është e moshës 40-49 vjeç, një viktimë e moshës 60-69 vjeç, një viktimë e moshës 70-79 vjeç dhe dy viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit, një viktimë është regjistruar në komunën e Klinës, një në Prishtinë, një në Prizren, një në Skenderaj dhe një në Mitrovicë.
“Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758. Në total numri i rasteve aktive është 4.176”, ka informuar Msh./21Media