Mosha e dy personave që humbën betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 23 raste të reja. Sipas Msh-së, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një femër dhe një mashkull.
Sipas ministrisë, viktima femër është e moshës 70-79 vjeç dhe është nga komuna e Gjilanit, ndërsa viktima mashkull është i moshës mbi 80 vjeç dhe është nga komuna e Lipjanit.
“Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995. Në total numri i rasteve aktive është 2.237”, ka informuar Msh./21Media
No photo description available.

Back to top button