Moshat e personave që humbën betejën me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 38 raste të reja. Sipas Msh-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy meshkuj.
Sipas ministrisë, viktima i parë është i moshës 70-79 vjeç dhe është nga Fushë Kosova, ndërsa viktima e dytë është i moshës 60-69 vjeç dhe është nga Podujeva.
”Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri total i rasteve aktive është 1.895”, ka informuar Msh./21Media

Back to top button