Moska bën provat e paradës së Ditës së Fitores
Është një nga festat më të njohura të vitit në Rusi, por kjo Ditë e Fitores (9 maj), e cila bie të hënën dhe shënon humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, do të marrë një kuptim të veçantë këtë herë.
Kjo pasi Rusia kësaj radhe po akuzohet vet si një pushtuese dhe agresore, duke bërë luftë në të njëjtin territor që kur forcat sovjetike u çliruan nga pushtimi nazistë 75 vjet më parë.
Por presidenti, Vladimir Putin dhe aleatët e tij pritet të përpiqen ta portretizojnë pushtimin rus të Ukrainës si një luftë të re kundër fashizmit, duke akuzuar qeverinë ukrainase për lidhje neo-naziste, një pretendim që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e mohojnë me vendosmëri.
Rusët nuk po rrezikojnë me spektaklin e së hënës, kështu që të shtunën do të zhvillohet një provë veshje për paradën./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?