Moska do të “vazhdojë të konsultimet” për kufijtë e territoreve të aneksuara

Moska do të “vazhdojë konsultimin” me banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson për të përcaktuar kufijtë e saktë të rajoneve të Ukrainës që pretendohet se janë aneksuar nga Rusia.
“Sa i përket Khersonit dhe Zaporizhzhisë (rajonet), ne do të vazhdojmë konsultimet me popullsinë e këtyre rajoneve”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov të hënën, kur u pyet për të sqaruar kufijtë e territoreve të aneksuara nga Federata Ruse.
Në përgjigje të pyetjeve se çfarë formati do të zhvillohen këto konsultime, Peskov tha se “nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje për momentin”, por shtoi se kjo do të varet nga vullneti i njerëzve që jetojnë në ato territore. Ai tha se nuk janë planifikuar referendume të reja.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi zyrtarisht një dekret për të aneksuar pothuajse një të pestën e territorit të Ukrainës në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, pas të ashtuquajturave referendume të mbajtura nga zyrtarë të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore për bashkimin me Rusinë. Votat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe janë hedhur poshtë nga Ukraina dhe vendet perëndimore si “një mashtrim”, raporton CNN
Një pjesë e territorit të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia është aktualisht nën kontrollin e ushtrisë ukrainase. Peskov refuzoi një koment nëse Rusia do ta konsiderojë këtë si tokën e saj pas ceremonisë në sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit të premten.
Duke folur për dy rajonet e tjera, Peskov ripohoi se Rusia njohu si pjesë të territorit të saj tërësinë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LPR), brenda kufijve të tyre të vitit 2014.
Të dielën, Gjykata Kushtetuese e Rusisë njohu si të ligjshme traktatet për pranimin e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson, DPR dhe LPR në Federatën Ruse. Traktatet e publikuara nga qeveria nuk përcaktojnë kufijtë e saktë të territoreve të reja./21Media

Back to top button