Mosmarrëveshja në trafik në Kamenicë përfundoi me therjen e një personi

Policia njofton se të shtunën një mosmarrëveshje në trafik në fshatin Shipashnicë të Kamenicës ka përfunduar me therje me thikë të një personi.

I dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një thikë. Më pas është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Shipashnicë e Epërme, Kamenicë/07.03.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar me mjet të prehtë-thikë viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Back to top button