Mossanksionimi i Serbisë

Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë dhe nuk ka një sanksionim të Serbisë nga ana e BE-së.

Politologu Dorajet Imeri për RTV21 tha se pa sanksionimin e Serbisë nuk mund të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“E rëndësishme është që të përmend fakti që BE-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që dënon Serbinë në përfshirjen e saj të drejtpërdrejt në agresionin e saj.. përveç parlamentit evropian asnjë nga institucionet vendimarrëse të BE-së … Prandaj aq kohë sa ka një qasje të tillë mundësia për të podhuar zgjidhej të qëndrueshme mes të dyja vende është relativisht e vogël pothuajse nuk ekziston”, tha Imeri.

Ndërkaq, analisti politik, sociologu Artan Muhaxhiri tha se vendimi i BE-së për sanksionimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit nuk është larg.

“Be-ja ka qasje të ngadaltë dhe vështirë merr vendimet por ajo që është trimëruese shtë se të gjithë shtetet e BE-së janë në një vijë dhe absolutisht nuk do të vonojë dënimi zyrtar pas hetimeve që janë duke u zhvilluar”, tha ai.

Kryeministrit Kurti ka bërë të ditur se në takimin e së enjtes me diplomatë evropianë ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist ndaj Kosovës. Ndërsa, ditë më parë gjatë vizitës në Prishtinë, i dërguari i i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se BE-ja dhe NATO-ja po hetojnë këtë sulm dhe se së shpejti do të informojnë për rezultatet./21Media

Back to top button